Politike

Projekti për portin e Durrësit, Sheiku quan Ramën “vëlla”: Rrallë takoj njerëz si ti, më preku shumë

16 Prill 2021, 18:02 Nga DOSJA
Projekti për portin e Durrësit, Sheiku quan Ramën

DURRËS- Biznesmeni Mohamed Alabbar ka treguar detaje nga takimi i parë me kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si “vëlla”. Në fjalën e tij, në prezantimin e projektit për portin e Durrësit, Alabbar tha se Rama e kishte prekur në momentin që i kishte kërkuar ndihmë për shqiptarët, ndaj dhe ai vendosi që të investonte në vendin tonë.

“Faleminderit që më dhatë mundësinë të bëj diçka për Shqipërinë. Më kujtohet kur u takova për herë të parë me vëllain tim të dashur. Më thatë; Muhamed, dua të ngrej njerëzit e mi. Jam biznesmeni por më preku. Rrallë takoj njerëz si ti/ Nëse nuk ngremë lart shpirtin e njerëzve atëherë nuk e kemi bërë punën tonë. Nuk kemi sukses. Lajmi i mirë është që e kam bërë për 25 vjet. Kam bërë gabime të vlefshme dhe mendoj se jam më i fortë se kurrë. Kjo do të bëhet me dashuri e kujdes. Kur shoh përpjekjet që vëllai im i dashur më bën edhe më shumë entuziast. E kam vizituar Durrësin dhe një ditë u mërzita për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet të respekohet porti,”-tha biznesmeni.

LAJMI KRYESOR: Prezantimi i portit të Durrësit, Rama: Do investohen 2 mld euro! Sheiku quan kryeministrin “vëlla”: Më preku kur kërkoi ndihmë

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne durres mohamed alabbar edi rama ne durres mohamed alabbar

Sondazh

Poll