Politike

‘E çuan në Itali për studime, harxhoi gjithë paratë’/ Rama tregon HISTORINË: Si u bë gjyshi im shoferi i mbretit Zog

16 Prill 2021, 17:24 Nga DOSJA
‘E çuan në Itali për studime, harxhoi gjithë

DURRËS– Kryeministri Edi Rama ka treguar edhe njëherë historinë sesi gjyshi i tij ishte bërë shoferi i mbretit Zog. Nga prezantimi i projektit për portin e Durrësit, Rama tha se kur ishte nisur në Itali për studime kishte haxhuar gjithë para për të blerë një makinë Alfa Romeo, e cila kishte marrë vëmendjen e të gjithëve. Aq sa edhe mbreti e kishte kërkuar që ta kishte shoferin e tij personal.

Mu kujtua historia e gjyshit durrsak, ishte i biri i drejtorit të doganës. Stërgjyshi ishte i përfshirë në lëvizjet patriotike dhe për të ndërtuar shkolla shqipe. E nisi të birin në Itali për studime. Dhe në këtë port doli ta priste për të festuar vitin e ri. Djali zbriti nga anija me AlfaRomeo, ishte goxha e pashme. I ati u surprizua kuptoi se paratë ishin bërë makinë. Ai u kthye dhe mbeti shofer, sepse ishte i çmendur pas makinave. Ai tregonte se hëngri një shpullë këtu. E thirri kreu i Bashkisë së Durrësit; i tha ose të jesh shoferi im, ose të ikësh nga Durrësit. Dhe u bë shofer i kryebashkiakut të Durrësit. Ishte komplet i marrosur pas makinave. Në ditën e pavarësisë, mbreti Zog priste VIP-at dhe kryebashkiaku shkon me makinë, ndërsa naltmadhnia i thotë s’të vjen turp! Kështu u bë shoferi i mbretit dhe gjithë jetën mbeti i thënë pas makinave. Unë e dëgjoja që fliste gjithë ditën për makinën. Gjyshi ishte inspirim i madh për shpejtësinë dhe lëvizjen,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Prezantimi i portit të Durrësit, Rama: Do investohen 2 mld euro! Sheiku quan kryeministrin “vëlla”: Më preku kur kërkoi ndihmë

(k.m.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne durres gjyshi i edi rames edi rama edi rama ne durres gjyshi i edi rames

Sondazh

Poll