Politike

Publikohet pajisja! Ja si do votojnë banorët e njësisë nr.10 në mënyrë elektronike më 25 prill, tableti kalon testin

16 Prill 2021, 16:01 Nga DOSJA
Publikohet pajisja! Ja si do votojnë banorët e njësisë nr.10

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka publikuar disa foto në rrjetet socaile teksa shkruan se sot është zhvilluar testimi operacional i pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Celibashi shton më tej se simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon nëse 1 votues i përket asaj QV, nëse 1 votues tenton të votojë më shumë se 1 herë, apo nëse 1 votues është në QV e gabuar, etj, si edhe sinjalet vizuale dhe akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Statusi i plotë:

Sot, zhvilluam testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në 5199 QV. Procesi i verifikimit elektronik të zgjedhësve, i thjeshtë për qytetarët & KQZ ka marrë të gjitha masat që ky projekt të jetë i suksesshëm. Simulimi i procesit në këtë test operacional verifikon elementët si: nëse 1 votues i përket asaj QV, nëse 1 votues tenton të votojë më shumë se 1 herë, apo nëse 1 votues është në QV e gabuar, etj, si edhe sinjalet vizuale & akustike që jep pajisja për rastet e tilla.

Për verifikimin e funksionalitetin të PEI nga pikëpamja hardëare & softëare janë përzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve. Në përfundim të testimit do të hartohet 1 raport për të evidentuar funksionalitetin & përputhshmërinë e kritereve të kërkuara nga KQZ me atë që ofrojnë PEI.

3/3 Për verifikimin e funksionalitetin të PEI nga pikëpamja hardware & software janë përzgjedhur rastësisht 3% e pajisjeve. Në përfundim të testimit do të hartohet 1 raport për të evidentuar funksionalitetin & përputhshmërinë e kritereve të kërkuara nga KQZ me atë që ofrojnë PEI. pic.twitter.com/Uh10UzcqEI

— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 16, 2021

Votimi do të realizohet për herë të parë në Shqipëri më 25 prill të këtij viti dhe do të aplikohet në njësinë numër 10 në Tiranë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll