Aktualitet

Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata e Kurbinit lë të lirë tre të afërmit e ish-deputetit

16 Prill 2021, 11:32 Nga DOSJA
Përplasja me armë në Mamurras, Gjykata e Kurbinit lë të

LEZHË– Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë për Gjon, Rudolf dhe Nikolla Fufin. Bëhet me dije se për Rudolfin dhe Gjonin është caktuar masa detyrim paraqitje, ndërsa për Nikoll Fufin pritet të jepet masa.

Por si ndodhi e gjithë ngjarja?

Meshkujt e fisit Fifi janë përfshirë ditë më parë në një konflikt me efektivët e policisë në Mamurras.  Reagimi i të afërmve të ish-deputetit Mhill Fufi, ka ardhur pas një aksioni të efektivëve të komisariatit në Kurbin.

Në orët e paradites , tre efektivët David Madani (tashmë i arrestuar si autor), Ilir Zeka dhe Flamur Lleja (që mbetën të plagosur) shkuan në ambientet e një lokali në pronësi të L.Fufit për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. Gjatë kontrolleve, uniformat blu kanë hasur në kundëshrtimin e Nikoll Vorfi (Fufi). Pas debatit në lokal efektivët kanë shoqëruar në polici Nikoll Vorfin (Fufi).

Disa orë më pas, i shoqëruari është lënë i lirë por fisit Fufi, nuk i ‘dilte inati’. Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin pritën që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u zunë pritë në qendër të Mamurrasit. Të tre anëtarët e fisit Fufi goditën me mjete të forta efektivët dhe në këto kushte, një prej policëve, David Madani, në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe fillimisht ka paralajmëruar të rinjtë.

Pasi të afërmit e ish-deputetit Nikoll Fufi nuk janë bindur, Madani ka qëlluar në ajër fillimisht dhe më pas ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur Vorfin. Tashmë të gjithë personat janë lënë të lirë nga Gjykata e Kurbinit.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjon fufi nikol fufi nikolla fufi plagosje e trefishte ne mamurras rudolf fufi gjon fufi nikol fufi nikolla fufi plagosje e trefishte ne mamurras rudolf fufi

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 10:46

LEZHË– Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për David Medanin. Efektivi i policisë David Medani u arrestua mëngjesin e së mërku...

Aktualitet 16 Prill 2021, 09:05

TIRANË– Drejtuesit e Lapsi.al Armand Shkullaku dhe Andi Bushati janë thirrur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar në lidhje me databazën e PS-së me të dhë...