Aktualitet

Mund të infektohesh edhe pas vaksinimit! Qytetarja: 12 ditë pasi morra vaksinën kineze u infektova me Covid

16 Prill 2021, 12:21 Nga DOSJA
Mund të infektohesh edhe pas vaksinimit! Qytetarja: 12 ditë pasi morra

TIRANË– Qytetarja Jeta Asqeriu ka treguar se është  infektua disa ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti Covid.

Ajo ka folur për “Breaking”, në Top News se nuk ka pasur asnjë shqetësim kur ka marrë vaksinën, ndërsa ka qenë e kujdeshme edhe pas marrjes së dozës.

Zonja thotë se ka qenë e kujdesshme, edhe pasi mori vaksinën. “Para se të bëja vaksinën nuk kam pasur asnjë kontakt me persona të infektuar. Kam qenë shumë e kujdesshme”.

Laboranti mikrobiolog, Vasil Bashari shpjegon se duhet të jemi të kujdesshëm. “Nuk duhet ta ulim vigjilencën. Duhet patjetër të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Këtu, ka pasur disa raste infektimi pas marrjes së dozës së parë. Nuk do të thotë se virusi nuk të zë, por thjesht kanë simptoma më të lehta, e kalojnë shumë më lehtë. Vaksina ul pozitivitetin, efektet anësore dhe fatalitete. Sidomos pas dozës së parë, patjetër 10 ditëshin e parë, që organizmi të krijojë antitrupat”.

Marrë nga Top Channel

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet infektimi pas vaksinimit infektimi pas vaksinimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 10:46

LEZHË– Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për David Medanin. Efektivi i policisë David Medani u arrestua mëngjesin e së mërku...