Aktualitet

“Vaksina nuk të shpëton 100%”, epidemiologu Vasil Bashari: Gabimet që po bëjnë njerëzit pas vaksinimit

16 Prill 2021, 12:34 Nga DOSJA
“Vaksina nuk të shpëton 100%”, epidemiologu Vasil Bashari:

GJIROKASTËR – Epidemiologu Vasil Bashari ka folur për infektimet në masë pas vaksinimit në qytetin e Gjirokastrës.

Në një lidhje direkte në “Breaking” në Top Neës, ai u bëri thirrje qytetarëve që nuk duhet ta ulin vigjilencën, jo vetëm pas dozës së parë por as pas dozës së dytë pasi vaksina nuk të shpëton 100%.

“Njerëzit kujtojnë se bënë njërën dozë dhe janë të mbrojtur. Por ata s’duhet ta ulin vigjilencën. Nuk ju shpëton vaksina, ajo ju mbron ju bën më imunë por jo se ju shpëton.

Kisha para ca ditësh një çift që dolën pozitivë 6 ditë pas vaksinimt. Se njerëzit ulin vigjilencën, shkojnë nëpër supermarkete pa maskë, pa u mbrojtur.

Duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të vazhdojmë të mbrohemi,” tha Bashari.

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në vendin tonë kanë marrë dozën e parë 304,498 persona.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet infektimi pas vaksinimit vasil bashari infektimi pas vaksinimit vasil bashari

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Prill 2021, 10:46

LEZHË– Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për David Medanin. Efektivi i policisë David Medani u arrestua mëngjesin e së mërku...