Bota

Xheloz për Balotellin, 31-vjeçari italian dhunon sistematikisht të dashurën, rrezikon 13 vjet burg

16 Prill 2021, 13:09 Nga DOSJA
Xheloz për Balotellin, 31-vjeçari italian dhunon sistematikisht

ITALI– Një histori xhelozie dhe keqtrajtimi që përfundoi në gjyq. Historia ka ndodhur në Brescia dhe ka protagoniste një grua dhe partnerin e saj.

Ai do të fiksohej me futbollistin, Mario Balotelli, pasi e dashura e tij kishte miqësi me këtë të fundit, por ai ishte i bindur se e dashura e tij kishte një marrëdhënie romantike me të.

Sipas Il Giornale, nëna 31-vjeçare e dy fëmijëve, u rrah vazhdimisht nga i dashuri i saj gjatë shpërthimeve të furishme të xhelozisë. Burri, një banor tridhjetë vjeçar i qytetit, përfundoi para seksionit të parë të Tribunalit për keqtrajtim, dhunë seksuale dhe dëmtime.

Sulmuesi i Monza dyshohet se u përpoq të mbronte vajzën kur ajo u përball me burrin në një klub. Kjo e fundit tashmë kishte marrë një urdhër mbrojtje ndaj tij. Prokurori kërkoi 13 vjet burg, përveç dënimit të mëparshëm 2-vjeçar për keqtrajtim të një të dashure të mëparshme.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota italiani rreh te dashuren mario balotelli italiani rreh te dashuren mario balotelli

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2021, 12:28

KOSOVË- Mjekët në Kosovë kanë dalë në protëstë ditën e sotme në Podujevë për shkak të arrestimit të mjekut pulmologut Ibrahim Hoti mbrmjen e djeshme. Hoti ...