Bota

E rëndë në Itali! 19-vjeçari helmon nënën dhe partnerin e saj, burri vdes në vend!

16 Prill 2021, 08:54 Nga DOSJA
E rëndë në Itali! 19-vjeçari helmon nënën dhe

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonjë të Italisë, ku një i ri 19-vjeçar ka helmuar nënën dhe partnerin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se burri ka ndërruar jetë, ndërsa nëna e të riut u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonjë, e cila është shtruar në gjendje të rëndë shëndetësore.

Alessandro Asoli u arrestua për vrasje të rëndë pas një marrje në pyetje. I riu do t’u jepte të dyve helm të përzier me darkën, të cilën ai vetë e kishte përgatitur. Një gotë u gjet në kuzhinën e banesës që përmbante një substancë që do të analizohet nga mjekësia ligjore.

Alarmi u ngrit nga fqinjët, të cilët dëgjuan britma dhe zhurmë nga banesa. Stafi shëndetësor e gjeti çiftin në gjendje kritike: 57-vjeçari vdiq në vend pas përpjekjeve për ta shpëtuar, ndërsa gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin Maggiore në Bolonjë.

Substanca që djali dyshohet të ketë përdorur për të helmuar nënën e tij dhe partnerin e saj ende nuk është analizuar, por nga hipotezat e para mund të jetë një përbërje kimike e blerë në internet dhe e futur në një pjatëme salmon që ai kishte përgatitur për ta.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota djali vret prinderit itali djali vret prinderit itali

Sondazh

Poll

Bota 16 Prill 2021, 08:02

Sulmi me armë në SHBA, policia konfirmon 8 viktima

SHBA– Tetë viktima janë konfirmuar nga të shtënat me armë në një pikë postare në Indianapolis FedEx, mbrëmjen e së enjtes.Lajmin e konfirmoi për CNN zëdhënësi i...