Bota

Sulmi me armë në SHBA, policia konfirmon 8 viktima

16 Prill 2021, 08:02 Nga DOSJA
Sulmi me armë në SHBA, policia konfirmon 8 viktima

SHBA– Tetë viktima janë konfirmuar nga të shtënat me armë në një pikë postare në Indianapolis FedEx, mbrëmjen e së enjtes.

Lajmin e konfirmoi për CNN zëdhënësi i Departamentit të Policisë Metropolitane në Indianapolis, Genae Cook.

Autoritetet ishin në dijeni të shumë viktimave të tjera të plagosura në spitale, njëri prej të cilëve ishte në gjendje kritike, thanë autoritetet gjatë një konference për mediat sot në mëngjes.

Policia konfirmon se autori i krimit ka vrarë veten pas sulmit, duke mos lënë mundësi për zbardhjen e shkaqeve që e çuan në veprimin ekstrem.

 

Police are asking anyone who has family members who work at the FedEx IND hub that cannot be reached to meet at the Holiday Inn at 8555 Stansted Drive. IMPD chaplains and others will be at the hotel to assist families. https://t.co/PGbOnT3B0s

— IndyStar (@indystar) April 16, 2021

Policia mbërriti në skenën e të shtënave rreth orës 12 të darkës, ndërsa hetimet vijojnë ende.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sulmi me arme ne shba sulmi me arme ne shba

Sondazh

Poll