Bota

Fëmijë, gra e të moshuar marshuan drejt Shqipërisë! Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të një milion shqiptarëve të Kos

16 Prill 2021, 07:59 Nga DOSJA
Fëmijë, gra e të moshuar marshuan drejt Shqipërisë! Sot

KOSOVËSot shënohen 22 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova. Në këtë ditë shqiptarë të Kosovës marshojnë nga pikëkalimi i Morinës dhe i afrohen qytetit të Kukësit. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora 22 vite nga eksodi i shqiptareve eksodi i kosovës 22 vite nga eksodi i shqiptareve eksodi i kosovës

Sondazh

Poll

Bota 15 Prill 2021, 17:10

RUSI-Anijet luftarake amerikane janë nisur për në Ukrainë por kanë ndryshuar drejtim sot në Detin e Zi pasi Rusia i bëri thirrje ushtrisë së Joe Biden të mos pë...