Politike

Oligarkët në Shqipëri/ Rama: Kjo është një temë shumë banale, askush nuk ka kapacitet imponues ndaj qeverisë

15 Prill 2021, 20:51 Nga DOSJA
Oligarkët në Shqipëri/ Rama: Kjo është një

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me oligarkët në Shqipëri dhe paratë publike që ata marrin.

I ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ ai u pyet nga Rakipi se pse në Shqipëri janë 3-4 familje që janë oligarkë të medias.

‘Nuk ka oligarkë në Shqipëri. Nuk ka në Shqipëri oligarkë. Nuk ka!. Ata janë njerëz të pasur, por e kanë kapacitetin e imponimit tek mua dhe tek qeveria ime zero.’– tha Rama.

Rama tha se oligarku është dikush që ka kapacitet imponues ndaj shtetit dhe për shkak të kësaj gëzon të drejta monopoliste, jo sepse janë të pasur.

‘Kjo është një temë shumë banale. Të gjithë ata njerëz janë njerëz që e kanë nisur nga hiçi dhe gjatë rritjes së tyre janë identifikuar me një parti të caktuar, por ata s’janë as të Saliut as të Ramës.’- vijoi ai.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll