Politike

Si u ndërtua Tiranë-Elbasan? Brenda tunelit, Basha rrëfen për herë të parë bisedën me Berishën

15 Prill 2021, 20:36 Nga DOSJA
Si u ndërtua Tiranë-Elbasan? Brenda tunelit, Basha rrëfen

Në timon, rrugës në për Elbasan gjatë intervistës me gazetarin Endri Xhafo, Lulzim Basha tregoi edhe bisedat me ish-kryeministrin Berisha kur diskutohej ndërtimi i kësaj vepre madhore.

“Si deputet i Elbasanit ishte kërkesë e banorëve që të bënim gjithçka për autostradën Tiranë-Elbasan, ndërkohë që ishte projektuar një rrugë tjetër Baldushk-Papër. Dhe vjen një moment, e diskutojmë, unë isha përfaqësues i Elbasanit dhe kryeministri Berisha më thotë sapo kemi mbaruar tunelin e Kalimashit duhet të rishikojmë se ky opsioni tjetër mund të jetë më i përballueshëm dhe mbrapa qëndronte si gjithmonë leva e frenave, që është ministri i Financave. I thashë ne i kemi të gjitha mundësitë ta bëjmë atë tjetrin, por kjo do të na ndihmojë shumë më shumë në kuptimin ekonomik, është pjesë e “korridorit 8”. Duke shfrytëzuar lidhjet si ministër i Jashtëm, që kisha me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara që është akoma në detyrë, i kërkova ndihmë. Ndodhi që gjatë fushatës kërkoi të vinte për një vizitë dypalëshe dhe i thashë, “dakord por unë jam në fushatë, vetëm nëse vjen në Elbasan”. Erdhi në Elbasan dhe i tregova edhe rrugën e vjetër dhe pastaj u nisëm, se nuk kishte kohë, me helikopter për takimet e tjera zyrtare në Tiranë dhe e pa sa afër, ishin dy qytete por i pengonte masivi malor i Krrabës. Pata një lobim një vjeçar që në fund fare rezultoi në një kredi shumë të butë. Abu Dhabi në këtë rast ka ndihmuar për këtë vepër për kredinë që morëm për Lumin e Tiranës dhe Bulevardin e ri, është një vepër e projektuar me konkurs ndërkombëtar. Me këtë projekt ju drejtova Fondit të Abu Dhabit që me të vërtetë jep kredi të buta dhe arritëm të financonim Bulevardin e ri të Tiranës dhe lumin e Tiranës.”– tha ai.

Gazetari Endri Xhafo tha se rruga Tiranë-Elbasan, cila pësoi disa rrëshqitje nuk kishte studim gjeologjik, por Lulzim Basha i cilësoi gënjeshtra dhe mashtrime këto deklarata të bëra nga përfaqësues të shumicës socialiste në qeveri.

“Janë të gënjeshtra, lojëra të cilat i kanë bërë për të fshehur grabitjen që kanë bërë me vite me radhë për cdo projekt publik. Si ka mundësi që për 8 vite të ndërtohen Tirana-Elbasan dhe Rruga e Kombit dhe 8 vite me radhë nuk mbarojnë dot Unazën e Tiranës. Afera e Unazës së Re është simbolikë se cfarë ka ndodhur me investimet publike,”-tha Basha.

Marrë nga abcnews.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha rruga tirane elbasan lulzim basha rruga tirane elbasan

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 19:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar foton e shprehur me presidetin francez Emmanuel Macron. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Rama tha ...