Politike

Biznesi, taksat dhe nafta, Basha në timon: Një ndër vendimet e para që do të marr si Kryeministër do të jetë ulja e çmi

15 Prill 2021, 20:36 Nga DOSJA
Biznesi, taksat dhe nafta, Basha në timon: Një ndër vendimet e

TIRANË– Lideri i opozitës Lulzim Basha u shpreh në emisionin “Log.” të drejtuar nga Endri Xhafo se një nga vendimet e para që do të marrë në pushtet do të jetë ulja e çmimit të naftës me 240 lekë për litër.

Do të jetë një nga vendimet e para që do të merren nga qeveria e ardhshme”. Të 100 ditëshi i parë? “Edhe më parë” premtoi Basha gjatë rrugës për në Elbasan teksa u shpreh se “Po rendim drejt njerëzve, ëndrrës së tyre për ndryshim”.

Biznesi i vogël është bërë pjesë e betejës dhe debatit mes Ramës dhe Bashës, por cfarë premton ndryshe PD-ja nëse do të vijë në pushtet, cili është plani konkret? “Nuk ka më ligj, ka gjobëvënie pa fund, cdo ditë falimentojnë 60 biznese, që do të thotë 60 kryefamiljarë nuk çojnë më një rrogë në shtëpi. Kjo klimë nuk m und të vazhdojë më, shumë e bizneseve shqiptare janë për ndryshimin.

Zotohemi që ato pjesë të planit që kanë të bëjnë me biznesin e vogël dhe të mesëm ti bëjmë realitet me afate kohore, vendosjen e tavanit mbi taksat lokale prej 0.5% të xhiros. Biznes i vogël do të quhet cdo biznes me xhiro nën 140 milionë të vjetra në vit.

Angazhimet e tjera, që ky terror psikologjik i inspektorateve të marrë fund, duke fiksuar pullën fiskale” tha ai. Po i ka tërhequr, i tha gazetari Xhafo, referuar inspektorëve, ndërsa Basha zbuloi arsyen “I ka tërhequr për fushatë, kështu bën gjithmonë”.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll