Politike

Skepticizmi i Holandës dhe Francës/ Basha: Justifikime nga Rama! Koalicioni? Jemi bashkë

15 Prill 2021, 20:42 Nga DOSJA
Skepticizmi i Holandës dhe Francës/ Basha: Justifikime nga Rama!

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premton se në 100 ditët e para të qeverisjes do të mundësojë plotësimin e 15 parakushteve nga Brukseli për hapjen e negociatave.

Ne do i plotësojmë 15 parakushtet brenda 100 ditëve të para”- tha ai.

Por çfarë mendon ai për vendet skeptike, mes tyre Holandën që ka zgjedhje dhe Francën?

Nuk ka lidhje, janë të gjitha gënjeshtra, janë justifikime. Nëse vendi i plotëson kriteret e merr atë që është premtuar. Ju e njihni perëndimin. Në perëndim nuk shkohet me hile, sajesa dhe lobime.

Kur perëndimi thotë duhet të plotësosh këto kushte që të marrësh këtë që kërkon, kur e thotë e bën, kush më mirë këtë e di sesa unë, jo 15 sa janë sot, por 150  kushte të plotësuara në më pak se 2 vite, tregojnë se Shqipëria i ka mundësitë dhe potencialet, ne e bëmë realitet. Dhe kur flitej për këtë edhe miqtë tanë rrinë me kokat poshtë, nuk e besonin se do të lëvizim pa viza. Prandaj ju ftoj, votoni për ndryshimin” tha ai.

Në fund të emisionit, gazetari Endri Xhafo e pyeti Bashën nëse në ditët e mbetura të fushatës do të ketë dalje publike se bashku me aleatët e koalicionit, por edhe Monika Kryemadhin.

Pa diskutim që aleanca dhe koalicioni funksionon, por kushtet e pandemisë na kanë pamundësuar madje edhe praninë e të gjithë kandidatëve në një aktivitet politik. Aleanca për ndryshim është e bashkuar, koalicioni është i vendosur, vota për numrin 9 sjellin ndryshimin për cdo shqiptar” përfundoi Basha.

Marrë nga AbcNews.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike integrimi i shqiperise ne be lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 integrimi i shqiperise ne be lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll