Politike

Do votoni për Kryemadhin? Meta “kyç gojën”: Nuk e them, Rama s’ka shans për një mandat të tretë

15 Prill 2021, 20:14 Nga DOSJA
Do votoni për Kryemadhin? Meta “kyç gojën”: Nuk e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që ta mbajë të fshehtë subjektin politik që do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin “Opinion”, Meta tha se kryeministri Edi Rama nuk do ta fitonte mandatin e tretë, ndërsa shtoi se shenjë është paniku që ka kreu i qeverisë.

BISEDA NË STUDIO:

Do votoni për Kryemadhin?

Meta: Nuk e them dot për kë do votoj. Por jam që t’i qëndrojmë besnik Kushtetutës së ’98. Mos t’i shërbejmë oligarkisë. Kush shet votën trafikon vajzën e tij. Nuk dua të mbetem vetëm unë këtu dhe të mësoj gjuhën e Bangladeshit. Kjo Rilindja e re, kjo thotë që problem është shqipja. Po e deshi populli Ramën nuk ka asnjë problem. Unë nuk shikoj asnjë shans për një mandat të tretë. Më bind paniku që ka Edi Rama. Në ’94, mbaj mend sesi bëheshin mitingjet e Berishës sepse një pjesë shkonin të detyruar. Dhe e dimë rezultatin. Nuk bëhet dashuri me pahir, duke mirëkuptim nga dy anët.

Burra pushke, a mendoni se do ketë reaksion?

Meta: Pse nuk janë burra pushke? Nuk po nxis asgjë. Në çdi kohë që ushtrohet dhunë, patjetër që duhet të kesh kujdes. Mos harro historinë!

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 15 Prill 2021, 19:49

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar foton e shprehur me presidetin francez Emmanuel Macron. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, Rama tha ...