Aktualitet

Plas tritoli në Mamurras! Sulmohet banesa e vëllait të ish-prokurorit/ Policia jep INFORMACIONET e para: Vetëm dëme materia

15 Prill 2021, 20:39 Nga DOSJA
Plas tritoli në Mamurras! Sulmohet banesa e vëllait të

KURBIN– Tronditet Mamurrasi! Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:45 një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në banesën e Shpëtim Ndrecës, Policia ka bërë me dije se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Sipas “Syri”, Ndreca ka një vëlla ish-prokuror, ndësa shtohet se është i ndarë nga bashkëshortja. Hetimet janë të ndara në këto dy pista por ende nuk ka një të dyshuar për vendosjen e tritolit. Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

NJOFTIMI PARAPRAK:

Kurbin/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet mamurras shpëtim ndreca tritol ne mamurras mamurras shpëtim ndreca tritol ne mamurras

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 15:30

TIRANË– 169 raste të reja dhe 4 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...