Aktualitet

“Shitja e blerja e votës, përçmim për dinjitetin”/ Komuniteti Mysliman për zgjedhjet: Është amanet nga Zoti. Shprehni

15 Prill 2021, 18:04 Nga DOSJA
“Shitja e blerja e votës, përçmim për

TIRANË– Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur sot qëndrimin e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të votojnë me vullnet të lirë. Me anë të një postimi në Facebook, KMSH thekson se vendi ynë ndodhet në një proces tepër të rëndësishëm dhe se qëndrimi i tyre është si gjithmonë neutral, por i rëndësishëm është procesi dhe që fushata të kalojë e qetë dhe korrekte. Ndërsa kanë dënuar edhe fenomenin për shit-blerjen e votës.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë, urojmë që të keni një agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti i Gjithësisë! Ne gjendemi në Muajin më të rëndësishëm të vitit, Muajin e Bekuar të Ramazanit, muaji i pastrimit, faljes, mëshirës dhe begatisë së pafundme Hyjnore. Motra dhe vëllezër, vendi ynë ndodhet gjithashtu në një proçes tepër të rëndësishëm, siç është fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë  është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi. Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte. Ju kujtojmë gjithë qytetarëve shqiptarë se, shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti. VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd! Ne urojmë dhe dëshirojmë që zgjedhjet e 25 prillit të jenë një hap përpara për Shqipërinë drejt integrimit europian, të jenë të lira dhe të ndershme dhe verdikti i popullit të lexohet e të pranohet nga të gjitha palët! I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tonë. Amin!

Mesditën e sotme, në një deklaratë për mediat doli edhe Dom Gjergj Meta, i cili u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë me përgjegjshëmëri në 25 prill, ndërsa shtoi se kush blen votën nuk është i denjë që të ulet në karrigen e deputetit. 

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kmsh zgjedhjet 25 prill 2021 kmsh zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 15:30

TIRANË– 169 raste të reja dhe 4 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...