Braho për grupet jo heteroseksuale: Është si të thuash, në mëngjes je pemë e në darkë alien
15 Prill 2021, 19:08Nga DOSJA
Ish-pjesëtari i grupit Ritfolk, Saimir Braho deklaron se ai personalisht nuk është pro të drejtave të grupeve jo heteroseksuale (LGBT).
I ftuar në emisionin “Refleksione”, Braho theksoi se grupet jo heteroseksuale(LGBT) nuk kanë të drejtë para krijuesit të tyre që të ndërrojnë seksualitetin e tyre.
Por dhe sa i përket raporteve shoqërore, Braho deklaron se grupet jo heteroseksuale kanë aq të drejta sa një person të pretendoj se në mëngjes është një pemë, në darkë të mendoj se është alien.
“Një mashkull lind mashkull dhe mendoj se vdes i tillë dhe një femër lind femër dhe vdes e tillë. Nëse pyetja do të ishte; A e kanë këtë të drejtë ata përballë atij që e kanë krijuar?
Do të thosha jo nuk e kanë atë të drejtë, të vendosin mbi gjërat të cilat nuk kanë qenë aty kur janë vendosur. Nëse pyetja do të shtrohej në rrafshin horizontal; A kanë të drejtë ata përpara njerëzve, të bëjnë veprime të tilla në shoqëri?
Unë do mendoja se kanë aq të drejtë sa ka të drejtë një person të pretendoj se në mëngjes është një pemë, në darkë të mendoj se është alien. Është shumë interesante kujdesi i gazetares për ti formuluar si grupe jo-heteroseksuale.
Mendoj se ka tepri dhe tepri të madhe pasi bullizmi ka kaluar në krahun tjetër. Jo më larg se këto ditë Robin Hucklan është një baba të cilin nuk e njihte njeri deri para pak kohësh i cili është burgosur nga një gjykatë kanadeze sepse nuk ka pranuar që vajzës së tij ti drejtohet me përemra mashkullorë ,” deklaroi mes të tjerave Saimir Braho në emisionin Refleksione.
Saimi Braho shpjegoi se në Kanada, në disa konte, tashmë është e ligjshme që shkolla të marrë vendime për të ndryshuar gjininë e fëmijës pa dijeninë e prindërve nëse ata shohin që fëmija ka prirje të kundërta me gjininë e tij.
Marre nga ABC NEWS
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
BRITANI-Një shqiptar me emrin Fatos Ahmeti i cili jeton në Britani është zhdukur që nga data 14 prill dhe policia britanike është në kërkim te tij.Për herë të f...
SHBA-Albert Bourla, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer ka dalë me një deklaratë të re të fundmi ku bën me dije se personat që kanë marrë dy dozat e para të P...
Është hedhur shorti dhe i ka rënë prokurores antikorrupsion Enkelejda Millonai.Burimet e TCH thonë zyrtarisht se oficerët e policisë gjyqësore janë urdhëru...
TIRANË– Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur sot qëndrimin e tij për zgjedhjet e 25 prillit 2021, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të votojnë me ...
TIRANË– Biblioteka ‘Petri Zheji’ është mbushur sot me ushqime. Në një status në rrjetet sociale, Genc Sejko, personi i njohur në rrjetet sociale për ...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë në njësinë 6, në Tiranë, ku nuk ka munguar as pritja entuziaste e qytetar...
Aktualitet15 Prill 2021, 15:30
TIRANË– 169 raste të reja dhe 4 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...
TIRANË- Zbulimi i qendrës së call centër-it të zotëruar nga Aman Josifi, ish-ortaku i vëllait të kryeministrit Rama, vlerësohet si çmimi më i mirë i...
LUBJANË– Publikohet dokumenti që ka trazuar “ujrat” e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Media sllovene “ba.n1info.com” ka publikuar të plota faqet e dokumen...