Aktualitet

Drejtori i Pfizer: Mund të nevojitet edhe një dozë e tretë e e vaksinës kundër koronavirus për tu mbrojtur nga variantet

15 Prill 2021, 18:32 Nga DOSJA
Drejtori i Pfizer: Mund të nevojitet edhe një dozë e tretë e

SHBA-Albert Bourla, Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer ka dalë me një deklaratë të re të fundmi ku bën me dije se personat që kanë marrë dy dozat e para të Pfizer, e siguri do kenë nevojë të marrin edhe një doze tjetër të tretë të vaksinës kundër koronavirus.

Pas studimeve që nisën kompania Pfizer në bashkëpunim BioNTech rezulton se doza e tretë do të ketë si qëllim për të mbrojtur njerëzit nga variantet e reja të koronavirusit sipas CNN.

Gjatë një diskutimi me një panel në CNBC, deklaroi se një dozë e tretë e vaksinës që rrit mbrojtjen mund të administrohet 6-12 muaj pasi një person të ketë marrë dy dozat e vaksinës.

Ai shtoi se prej muajsh po diskutohet që me shumë mundësi njerëzit do të fillojnë të marrin cdo vit vaksina kundër koronavirusit.

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet doza e trete e vaksines pfizer doza e trete e vaksines pfizer

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 15:30

TIRANË– 169 raste të reja dhe 4 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me d...