Aktualitet

DOKUMENTI EKZISTON! Shqipëria e Kosova do të BASHKOHEN, një pjesë i kalon Serbisë/ Zbardhjet PËRMBATJA, si po tentohet ndr

15 Prill 2021, 13:53 Nga DOSJA
DOKUMENTI EKZISTON! Shqipëria e Kosova do të BASHKOHEN, një

LUBJANË– Publikohet dokumenti që ka trazuar “ujrat” e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Media sllovene “ba.n1info.com” ka publikuar të plota faqet e dokumentit ku parashikohet rishikimi i kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ku përfshihet ndahja e Bosnje Herzegovinës dhe krijimin e Shqipërisë dhe Serbisë së Madhe. 

Në Bosnje, gishti i fajtorit drejtohet se nga Sllovenia, ndërsa në Lubjanë ata pretendojnë se gjithçka ka nisur nga Kroacia. Këta të fundit, dyshimet i kanë tek Serbia dhe Hungaria. Lista kroate Jutarnji në Serbi deklaroi dje, duke cituar burime në Lubjanë, se “ka sigurisht një mundësi” që kjo të jetë një politikë e mbështetur nga Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Në dokumentin e publikuar flitet edhe për një bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, e cila është bazuar në disa pika.

Në Kosovë, 95 përqind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin origjinal shqiptar. Situata është e ngjashme në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa serbe e Kosovës do të marrë një status special – modeluar nga Tiroli Jugor,”-shkruhet në dokument. Por një pjesë e territorit të Kosovës do t’i kalojë edhe Serbisë. 

“Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet kryesisht duke aneksuar një pjesë të ‘Republika Srpska’ në Serbi. Në këtë rast, Serbia është e gatshme të pajtohet me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë,”-thuhet ndër të tjera.

Ndërkohë për çështjen ka reaguar shefja e grupit social-demokrat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, duke përsëritur edhe një herë se një qasje e tillë është e rrezikshme.

“Ekziston një perceptim i rrezikshëm i politikës për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Slloveninë, e cila kërcënon seriozisht besueshmërinë dhe suksesin e Këshillit tonë të BE-së. Pavarësisht nëse është një dokument i krijuar në Slloveni apo jo, dëmi që u krijua për vendin tonë është tashmë shumë i madh. Është e nevojshme që të jepet një pozicion i qartë i Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor sa më shpejtë që është e mundur, në veçanti për Bosnjën,”-tha ajo.

Por për çfarë bëhet fjalë?

Dokumenti u publikua për herë të parë më 12 prill, ndërsa fillimisht u aludua se kishte “dalë” nga zyra e kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansa. Nga mediat u raportua se harta e ndryshuar e Ballkanit iu dërgua kreut të Këshillit Europian, Charles Michel. Por Jansa e mohoi, ndërsa eurodeputetja Tanja Fajon kërkoi kujdes me deklarata të tilla, duke ngitur shqetësimin për nisjen e një lufte mes vendeve.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet letra per kufijte e janez jansa letra per kufijte e janez jansa

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Prill 2021, 11:55

Zjarr në oborrin e Tv Klan, tymi mbulon zonën

TIRANË– Oborri i televizionit Klan është përfshirë nga flakët. Dosja.al ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tymi ka rrethuar të gjithë godinë...