Politike

‘A je në rregull nga trutë që je kthyer’, Basha takon të riun që ka studiuar në Hollandë: Edhe mua ma bënin

15 Prill 2021, 18:44 Nga DOSJA
‘A je në rregull nga trutë që je kthyer’, Basha takon

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve me qytetarët në Njësinë 11 në Tiranë, u takua me një të ri që kishte studiuar në Hollandë.

Djali i tha Bashës se shokët e tij çuditen me të dhe i thonë se  “a është në rregull nga trutë që u kthye në Shqipëri dhe nuk qëndroi në Hollandë”, ndërsa kryedemokrati u shpreh se të njëjtën pyetje ia kanë bërë edhe atij.

Sipas Bashës, studentët shqiptarë nuk kanë asnjë diferencë nga ata hollandezë, ndërsa i premtoi të riut. “Nëse pas 4 vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultate, unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën”,- u zotua Basha.

“Edhe kur jam kthyer më kanë thënë “a je në rregull nga trutë e kokës” dhe përgjigja ime ishte dhe është “jam në rregull”. Ke parë ti ndonjë diferencë mes teje dhe atyre? Asnjë, madje jemi edhe më të mirë se ata. Ata janë në vendet e tyre dhe punësohensepse u është dhënë mundësia, juve nuk u është dhënë. Plani ynë është që ekonomia shqiptare të rritet më shumë. Rruga e vetme për të ndryshuar është ta largojmë Edi Ramën. Të jesh i bindur se për zotimet tona do të bëjmë të pamundurën t’i bëjmë realitet. Nëse pas 4 vitesh në Shqipëri këto masa nuk kanë sjellë rezultate, unë nuk vij t’ju kërkoj prapë votën. Kjo është kultura hollandeze”,- tha Basha.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll