Politike

15 Prill 2021, 12:45 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka denoncuar se është tentuar të ndërhyhet në qendrën e njësisë numër dhjetë në Tiranë, ku do të votohet në mënyrë elektronike.

Në një deklaratë për mediat, Meta tha se askush nuk duhet të intimidohet nga askush, por mund të denoncojë në platformën e Presidentit. I pyetur për situatën në LSI-në e Vlorës, Meta nuk ka dashur të japë asnjë koment, duke shtuar se do të jetë në Vlorë ditën e numërimit dhe se të gjithë komisionerët duhet të ‘hapin sytë’. 


Pjesë nga fjala e Metës: 

Zero interes për LSI e Vlorës dhe Shqipërisë. Interesi më i madh është për të mos lejuar provokimin e Vlorës se Vlora ndizet dhe ju e dini se çfarë ndodh. Kështu që i ftoj qytetarët e Vlorës të jenë të qetë, të mos intimidohen nga askush, të denoncojnë te Presidenca, siç kanë denoncuar, me emra edhe nga Durrësit. Siç ka skenar dhe për ndërhyrje në njësinë numër 10 te votimi elektronik që do të eksperimetnohet për herë të parë në Tiranë. Pra ka shumë, siç është rrëmbimi i të dhënave personale të shqiptarëve për fuksat e mavisë, se ata socialista s’mund të jenë kurrë edhe njerëz të ndershëm, edhe me integritet. Në 25 prill do triumfojë referendumi në mbrojtje të Kushtetutës dhe triumfi do të nisë nga Vlora. Faleminderit.

DENONCIMET/ Meta: Kriminelët po vjedhin identitetet e shqiptarëve. PS-ja donte të merrte 9 në Vlorë, u përvëlua! Është tentuar të ndërhyhet në votimin elektronik në Tiranë. Nëse PD-LSI-PS duan të bëhen bashkë, ta deklarojnë, do t’i mundë Bojkeni!

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta 15 prill 2021 ilir meta ilir meta 15 prill 2021

Sondazh

Poll