Bota

Dialogu Greqi-Turqi/ Përfundon takimi i Dendias me Erdogan, Çavuşoğlu: Presim përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vend

15 Prill 2021, 07:40 Nga DOSJA
Dialogu Greqi-Turqi/ Përfundon takimi i Dendias me Erdogan,

GREQI–  Ka përfunduar takimi midis Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendias dhe Presidentit Turk, Rexhep Tajip Erdogan në Pallatin Presidencial Turk në Ankara i cili zgjati rreth 45 minuta. Takimi, i cili u ndoq gjithashtu nga Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, filloi pak pas 3:00 pasdite dhe përfundoi pak pas 4:00 pasdite.

Sipas mediave greke, Dendias vijoi takimin e tij me homologun turk, ku u fokusua në bisedime të zgjeruara midis dy delegacioneve. Çavuşoğlu tha se çështjet që u diskutuan ishin rreth situatës së Egjeut si dhe propozimi i presidentit turk për krijimin e një samiti për Mesdheun Lindor. Gjithashtu ato u përqëndruan te marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të dy vendeve si dhe në bashkpunimin në luftën kundër “organizatave terroriste” (FETO – DHKPC – PKK).

Trajtimi i imigracionit të paligjshëm me një sens bashkëpunimi sesa me konkurrencë. U diskutuan çështjet e pakicave. Ai foli për një pakicë turke në Traki. Për pakicën greke në Turqi, ai tha se kërkesat u plotësuan që nga momenti i parë. Propozimi i një partneriteti turk për mbrojtjen e monumenteve osmane në Greqi.

Bisedimet teknike mes palëve u rikthyen më 25 Janar kur u zhvillua raundi i 61-të në Stamboll, pas 5 vitesh ndërprerjeje. Greqia dhe Turqia nuk janë në dakordësi për çështjen e Detit. Të dyja vendet kanë zhvilluar 62 raunde bisedimesh, por pa sukses. Tensionet kapën kulmin në muajin gusht 2020, kur Turqia dërgoi anijen eksploruese Oruç Reis në Mesdhe, në ujëra që grekët thonë se janë të tyre.

(I.A;kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni erdogan nikos dendias takimi greqi-turqi erdogan nikos dendias takimi greqi-turqi

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2021, 20:49

KOSOVË– Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.Jahja...