Bota

14 Prill 2021, 20:49 Nga DOSJA

KOSOVË– Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.

Jahjaga ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Facebook, njërën në odë e tjetrën në Presidencë.

“Në krye të odës edhe në krye të shtetit”,- ka shkruar Jahjaga.

Në krye të odës edhe në krye të shtetit.

Posted by Atifete Jahjaga on Wednesday, April 14, 2021

Shefqet Krasniqi në Debat Plus të Dukagjinit ka bërë një interpretim fyes e diskriminues ndaj grave duke thënë se kuzhina është e grave.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”,– kishte deklaruar mbrëmë Krasniqi.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora atifete jahjaga shefqet krasniqi atifete jahjaga shefqet krasniqi

Sondazh

Poll