Bota

Pas 20 vitesh NATO tërhiqet tërësisht nga Afganistani

15 Prill 2021, 05:25 Nga DOSJA
Pas 20 vitesh NATO tërhiqet tërësisht nga Afganistani

NATO ka vendosur që të tërheqë trupat ushtarake nga Afganistani duke nisur prej 1 majit. Në deklaratën zyrtare thuhet se në Afganistan nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake, dhe brenda disa muajsh do të tërhiqen të gjitha forcat e misionit mbështetës të SHBA.

Për NATO, ky është një kapitull i ri pasi aleanca do të vijojë të mbështesë Afganistanin për një proces paqësor të udhëhequr nga vetë afganët.

Trupat e NATO kanë qenë në Afganistan për 20 vite duke luftuar terrorizmin fill pas tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në kullat binjake të Nju Jorkut. Nga ana tjetër NATO garanton se ky nuk është fundi i marrëdhënieve të saj me Afganistanin.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota nato nato terhiqet nga afganistani nato nato terhiqet nga afganistani

Sondazh

Poll

Bota 14 Prill 2021, 20:49

KOSOVË– Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas deklaratave të hoxhë Shefqet Krasniqit i cili tha se gratë e kanë vendin në kuzhinë.Jahja...