Politike

Bashkëpunim Rama-Basha? Vojo Bregu tregon eksperiencën: Kam qenë pjesë e qeverisë në 2017, ishte më e keqja. Ndërhyn Fev

14 Prill 2021, 21:08 Nga DOSJA
Bashkëpunim Rama-Basha? Vojo Bregu tregon eksperiencën: Kam qenë

TIRANË– Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Vojo Bregu e ka cilësuar si difersion ftesën e kryeministrit Edi Rama ndaj kryedemokratit, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bregu tha se kishte provuar në vetë të parë se si ishte një “qeverisje Rama-Basha”. Duke përmendur edhe qeverinë teknike të 2017.

Në këtë moment ndërhyri moderatori Blendi Fevziu, i cili qeverinë e cilësoi si një dështim dhe qeveri të harruar që nuk tha rezultate.

PJESË NGA BISEDA:

Vojo Bregu: Është diversion. Tregon gjendjen e Ramës që është i çoroditur. Thotë aty… Kam qenë pjesë e qeverisjes mes Ramës-Bashës në 2017. Ishte qeverisja më e keqe.

Fevziu: Ajo është harruar. Mbahet mend qeveria e stabilitetit, ajo s’ka emër. Ajo është harruar.

Vojo Bregu: Rama këtë propozon. S’ka asnjë shans. Nuk ka shans ta përmend as LSI. Ose sot, ose nesër do ketë përgjigje. Ai thjesht është i humbur me këtë.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blendi fevziu vojo bregu zgjedhjet 25 prill 2021 blendi fevziu vojo bregu zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 14 Prill 2021, 20:39

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim mes dy palëve. Në rrjetet e ti...