Politike

14 Prill 2021, 20:39 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për një bashkëpunim mes dy palëve. Në rrjetet e tij sociale, Basha është shprehur i sigurtë që në datën 25 prill shqiptarët do ta largojnë nga qeveria Ramën.

Ndër të tjera, Basha shtoi se Rama nuk do ta ketë shansin që të jetë pjesë e qeverisë së tij, duke i konsideruar zgjedhjet e fituara nga demokratët.

Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë,”-shkruan Basha.

Por çfarë tha kryeministri Edi Rama sot që trazoi ujrat e politikës, vetëm pak ditë para zgjedhjeve? (Shiko këtu)

Në një intervistë për Report, kreu i qeverisë shtriu dorën për bashkëpunim duke u shprehur se pas 25 prillit ishte i gatshëm që të bashkëpunonte me kryedemokratin por me kushtin e vetëm që të “shkëputej” nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Rama shtoi: Bashkë për të transformuar një jetë politike që është realisht që është kthyer në stres për shqiptarët.

LAJMI KRYESOR: Trazohet fushata! 10 ditë para zgjedhjeve Rama kërkon bashkëpunim me Bashën: Shqiptarët e duan, pse ti jo?! Kryedemokrati: S’do jesh kurrë në qeverinë time

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama ftese per bashkepunim bashes zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha rama ftese per bashkepunim bashes zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll