Politike

Rama bashkëpunim me Bashën? Baton Haxhiu: Është i sinqertë! Kam folur disa herë me të, do të iki por…

14 Prill 2021, 20:33 Nga DOSJA
Rama bashkëpunim me Bashën? Baton Haxhiu: Është i

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar si të sinqertë deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili hapi “derën” e bashkëpunimit me kreun e opozitës, Lulzim Basha, pas zgjedhjeve të 25 prillit.(Shiko këtu)

I ftuar në emisionin “Opinion”, Haxhiu tha se disa herë ka biseduar vetë e personalisht me kreun e qeverisë, ndaj edhe e shqyrton deklaratën si të sinqertë. 

PJESË NGA BISEDA:

Haxhiu: Mendoj që do të ishte gjëja më e mirë. E para është gjëja më e mirë për Shqipërinë. Opozita krijohet. Për herë të parë Shqipërisë i duhet stabiliteti, për hapjen e negociatave, zgjedhjet e reja lokale. Unë besoj që Edi Rama e mendon këtë, për arsye që është i sigurtë në rezultatet e 25-ës.

Fevziu: E ke informacion apo analizë?

Haxhiu: Që të jem i sinqertë, personalisht e kam biseduar disa herë me Edi Ramën dhe e di që e ka të sinqertë, se është politikan i përmbushur dhe për herë të parë Partinë Socialiste dhe veten i do tërësisht në funksion të asaj…

Fevziu: Meqë e ka përmbushur, pse nuk ikën?

Haxhiu: Se nuk beson tek ata që vijnë.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike baton haxhiu edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 baton haxhiu edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll