Bota

Ursula von der Leyen, jep lajmin: Moment historik, BE arrin në kuotën e 100 milionë vaksinime ndaj Covid-19

14 Prill 2021, 16:03 Nga DOSJA
Ursula von der Leyen, jep lajmin: Moment historik, BE arrin në kuotën

BE- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka dhënë sot lajmin e mirë nëpërmjet një postimi që ka bërë në Twitter se BE-ja ka arritur kuotën e 100 milion vaksinimeve kundër koronavirusit.

Presidentja e KE-së shkruan se ky është një moment historik për të gjithë Bashkimin Evropian.

“Është një moment historik për të cilin mund të krenohemi. BE përshpejton ritmin e furnizimeve të vaksinave. Ne po bëjmë çdo përpjekje për të siguruar që evropianët të mund të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur,”- tha von der Leyen.

Today we have reached 100 million vaccinations in the EU. A milestone we can be proud of!

We are also accelerating the delivery of vaccines.

We spare no effort to ensure that Europeans can be vaccinated as fast as possible. #StrongerTogether
https://t.co/eK09vYhcnG

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 14, 2021

Komisioni Evropian, ndërkohë, ka njoftuar se ka siguruar një sasi shtesë prej 50 milionë dozave të Pfizer Biontech, që do të shpërndahen nga prilli deri në fund të qershorit.

(e.k/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 100 milion vaksinime be ursula von der leyen vaksinimi ne be 100 milion vaksinime be ursula von der leyen vaksinimi ne be

Sondazh

Poll