Bota

Trupat e NATO-s pritet të largohen nga Afganistani para datës 11 shtator. Blinken: Ne do të punojmë së bashku, për tërheq

14 Prill 2021, 14:51 Nga DOSJA
Trupat e NATO-s pritet të largohen nga Afganistani para datës 11

AFGANISTAN-Të gjithë trupat e NATO-s pritet të largohen nga Afganistani së bashku me forcat e SHBA para datës 11 shtator duke i dhënë fund kështu dy dekadave të ndërhyrjes ushtarake në vend.

Ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të NATO-s po diskutojnë planet e tërheqjes në një takim virtual një ditë pasi SHBA tha se do të tërhiqte 2500 trupat e saj të mbetura me urdhër të presidentit Joe Biden sipas The Guardian.

Antony Blinken, sekretari amerikan i shtetit duke arritur në selinë e NATO-s tha se ishte koha që aleanca ushtarake duhej të lintë vendin.

“Unë jam këtu për të punuar ngushtë me aleatët tanë, me sekretarin e përgjithshëm [të NATO-s], mbi parimin që ne kemi vendosur që nga fillimi: të përshtatemi së bashku. Ne do të punojmë shumë ngushtë së bashku në muajt në vazhdim për një tërheqje të sigurt, të qëllimshme dhe të koordinuar të forcave tona nga Afganistani “ tha Blinken në një deklaratë televizive në selinë e NATO – s .

Të martën, administrata e Biden tha se do të fillonte tërheqjen në maj dhe do ta përfundonte atë gati 20 vjet pas sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork që filloi “luftën e gjatë kundër terrorit”. Kërcënimi nga Talibanët për në SHBA vlerësohet të jetë në një nivel ku një prani ushtarake nuk kërkohet më.

(E.k/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota afhanistan largimi i trupave nato afhanistan largimi i trupave nato

Sondazh

Poll