Bota

Lajçak dhe Reeker takohen dhe flasin per bashkëpunimin BE-SHBA lidhur me Ballkani

14 Prill 2021, 14:04 Nga DOSJA
Lajçak dhe Reeker takohen dhe flasin per bashkëpunimin BE-SHBA

KOSOVË -Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar ditën e sotme me Philip Reeker, ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit.

Përmes një postimi që Lajçak ka bërë në Twitter ka shkruar se me Reeker ka diskutuar për bashkërendim të aktiviteteve të Ballkanit Berëndimor.

“Këtë mëngjes pata një takim shumë të vlefshëm me Philip Reeker, Ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë. Është gjithmonë mirë që të krahasojmë mendime, të koordinohemi dhe të pajtohemi për bashkëpunimin tonë BE – SHBA për aktivitetet e ardhshme në Ballkanin Perëndimor.” ka shkruar Lajçak.

(E.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora be-shba miroslav lajčák philip reeker be-shba miroslav lajčák philip reeker

Sondazh

Poll