Bota

Bashkimi Europian kërkon që pasaportat e vaksinave të jenë gati në fillim të verës!

14 Prill 2021, 12:48 Nga DOSJA
Bashkimi Europian kërkon që pasaportat e vaksinave të jenë

BRUKSEL– Brukseli ka kërkuar që pasaportat e vaksinave të jenë funksionale në të gjithë BE deri në fund të qershorit.

Certifikata ka për qëllim të lehtësojë udhëtimet brenda BE-së përpara kësaj vere, në përputhje të plotë me parimet e mosdiskriminimit dhe mbrojtjes së të dhënave”, tha eurokomisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders, në Parlamentin Europian, shkruan Euronews.

Komisioni Evropian kishte dashur që të ashtuquajturat Certifikata të Gjelbërta Dixhitale të ishin plotësisht funksionale deri në fund të majit, me disa shtete anëtare më të varura nga turizmi, si Greqia dhe Spanja, duke bërë përpjekje për një fillim sezoni edhe më të hershëm.

Është urgjente. Ne duam të jemi gati para verës. Për fundin e qershorit, ne duam të jemi gati me rregulloren,” u tha Reynders eurodeputetëve.

Reynders gjithashtu theksoi se Certifikata Digital Green nuk është vetëm një pasaportë e thjeshtë vaksinimi.

Propozimi rregullon jo vetëm verifikimin e sigurimit dhe pranimin e një çertifikate vaksinimi ndërveprues, por edhe një çertifikatë testimi dhe çertifikatë për një person që është rikuperuar nga COVID-19“, tha ai.

Komisioni Europian ka deklaruar se nëse certifikata e vaksinimit përdoret nga vendet anëtare për qëllime të tjera, rregulloret e brendshme ligjore duhet t’i përshtaten këtij vendimi.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota pasaportat e vaksinimit pasaportat e vaksinimit

Sondazh

Poll