Bota

Xhaxhai i Glauk Konjufcës me precedentë penal, u shpall fajtor për zjarrvënie dhe u dënua me gjobë

14 Prill 2021, 13:40 Nga DOSJA
Xhaxhai i Glauk Konjufcës me precedentë penal, u shpall fajtor

KOSOVË– Rabit Konjufca, këshilltar i ministrit të Mbrojtjes dhe xhaxhai i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ishte shpallur fajtor në shtator të vitit 2019 për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Rabit Konjufca, më 3 mars të vitit 2019 nga pakujdesia kishte ndezur zjarrin në pronën e tij, i cili nga era e fortë, ishte përhapur duke kaluar edhe në pronën e ngjitur të depos N.T.P “E…”, depo me tenikë të bardhë, ku janë djegur 170 makina të ndryshme.

Sipas Express, dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë 12-15 mijë euro.

“Me datë 10.03.2019, rreth orës 16:30, në fshatin Llugagji, Komuna e Lipjanit, i pandehuri R. K., nga pakujdesia ka ndezur zjarrin në pronën e tij, i cili zjarr nga era që kishte fryrë, është përhapur duke kaluar edhe në pronën e ngjitur të depos N.T.P “E…”, ku janë djegur 170 makina të ndryshme, në vlerë prej 12.000-€, (dymbëdhjetë mijë) ose 15.000 -€, (pesëmbëdhjetë mijë), me ç’rast të dëmtuarit A. K. pronar i kompanisë, i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm material”,– thuhet në aktgjykim.

Gjykata kishte vendosur që Konjufca të dënohej me gjobë, në shumën prej 300 euro.

”Gjithashtu, ai duhet që, që në emer të vendimit gjyqësor të paguajë shumën “prej 20- mijë €, si dhe për kompensimin e viktimave të krimit ti paguaj shumën prej 30 mijë euro, në afat prej 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi”, thuhet tutje në aktgjykim.

Përveç si xhaxhai i kryeparlamentarit dhe numrit dy të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, Rabit Konjufca u bë i njohur për publikun, kur ai u emërua këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora armend mehaj glauk konjufca rabit konjufca armend mehaj glauk konjufca rabit konjufca

Sondazh

Poll