Aktualitet

Mashtrimi me apartamentet, dënohet me 6 vite burg biznesmenja Vjollca Hoxholli

14 Prill 2021, 11:06 Nga DOSJA
Mashtrimi me apartamentet, dënohet me 6 vite burg biznesmenja Vjollca

TIRANË– Biznesmenja Vjollca Hoxholli është dënuar me gjashtë vite burg. Vendimi është marrë sot gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Tiranës. Ishte Prokuroria e Tiranës ajo që ka kërkuar gjashtë vite burg për biznesmenen Hoxholli, e cila është vënë në pranga në vitin 2018, nën akuzën e mashtrimit.

Pretenca e kërkuar nga Prokuroria u shqyrtua sot, dhe u miratua nga Gjykata e Tiranës. Ajo u shpall fajtore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ajo u akuzua se nën drejtimin e kompanisë së ndërtimit ‘Hoxholli Sh.P.K.”, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.

Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.  Vjollca Hoxholli ishte administratore e kompanisë së ndërtimit Hoxholli Sh.p.k., kompani e cila ndërtonte pallate dhe e shiste disa herë tek persona të ndryshëm, duke përfituar miliona.

Këtë aktivitet Vjollca Hoxholli e kryente bashkë me burrin e saj, Rrapush Hoxholli, i cili është vënë gjithashtu në pranga.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me 6 vite burg vjollca hoxholli vjollca hoxholli denohet me 6 vite burg vjollca hoxholli vjollca hoxholli

Sondazh

Poll