Politike

Pas Ermonela Jahos, Rama ndan historinë e suksesit të Leo Messit: Me siguri të gjithë e njihni, kur ishte i vogël ai kishte

14 Prill 2021, 11:16 Nga DOSJA
Pas Ermonela Jahos, Rama ndan historinë e suksesit të Leo Messit: Me

BURREL– Përballë të rinjve në Burrel, Rama tregoi ditën e sotme historinë e suksesit të futbollistit Leo Messit. Ditën e djeshme Rama tregoi historinë e sopranos Ermonela Jaho, ndërsa sot atë të Leo Messit. Kreu i qeverisë që kur futbollisti ishte i vogël vuante nga një sëmundje e cila nuk e linte të zgjatej, mirëpo nuk i humbi asnjëherë shpresat.


Vetëm duke këmbëngulur çdo ditë e më fort, vetëm duke duruar çdo ditë e më shumë, vetëm duke mos harruar se ngjitja është e vështirë dhe duke mos rënë pre e lodhjes kur lodhja thotë ndalo. Duke mos rënë pre e zemrës që rreh gjithnjë e më fort nga vështirësia dhe thotë pusho, duke mos rënë pre e mendjes që fillon gjej një rrugë më të shkurtër. Por duke thënë jo, maja është aty, unë do ngjitem aty dhe kësaj punë i ka vdek nëna. Nga ana tjetër është gjithmonë një sirenë joshëse. Jetojmë në një botë ku jo të gjithë janë guximtarë. Prandaj ekzistojnë edhe sirenat joshëse të atyre që tani kanë dalë nëpër Shqipëri dhe premtojnë lekë. Ju e njihni kush është Leo Mesi.

Kur ishte i vogël thoshte: Unë do luaj në Camp Nou dhe të gjithë qeshnin, sepse kishte një sëmundje në gjëndrën e hipofizës edhe nuk zgjatej. Kishte shumë talent, por fizikisht ishte e pamundur të mendohej se Leo Mesi do bëhej Leo Mesi. Kur e morën në skuadrën e më të vegjëlve filluan ta trajtonin me ilaçe.Shpresat që Leo Mesi do bëhej një lojtar futbolli në Ligën e Parë ishin të zbehta, se Leo Mesi do bëhej Leo Mesi askujt nuk i shkonte në mendje. Leo Mesi u bë Leo Mesi sepse e pa me syhapur ëndrrën e vet dhe pati gjithë vendosmërinë, kokëfortësinë, durimin, kurajon që ti shkonte deri në fund ëndrrës që e pa me syhapur’, ju tregoi Edi Rama të rinjve socialist ambicien që ka…”

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll