Politike

Kim ripërsërit thirrjen: Nuk kemi kandidat të preferuar në zgjedhjet e 25 prillit, flasim për rëndësinë e procesit!

14 Prill 2021, 10:39 Nga DOSJA
Kim ripërsërit thirrjen: Nuk kemi kandidat të preferuar në

TIRANË– Ambasadora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka përsëritur sot deklarata e bëra një natë më parë në emisionin “Përballë” me gazetarin Lutfi Dervishi. Në disa statuse në rrjetet sociale, Kim sqaron se SHBA-ja nuk ka një kandidat të preferuar për kryeministër në Shqipëri dhe se ajo flet në përgjithësi për rëndësinë e procesit të zgjedhjeve.

A kemi një kandidat të preferuar? Jo, nuk kemi. Nuk është ky pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset. Dhe, prandaj nuk flas për këtë kandidat apo atë kandidat, këtë apo atë parti, por flas për rëndësinë kritike që ka që të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë, dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse…Kjo është ajo për të cilën kemi interes,”- shkruan Kim.

Çfarë tha ambasadorja një natë më parë?

Kim u shpreh se 25 prilli është momenti kur shqiptarët të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin. Ajo tha se nëse diçka shkon keq më 25 prill, SHBA ka gati opsione për zgjidhjen e krizave por nuk zgjodhi që t’i bënte publike. Për Refomën në Drejtësi, Kim pranoi se kritikuar dhe gjërat që nuk shkojnë duhet të evidentohet por duhet bërë kujdes. Ajo sulmoi edhe njëherë tjetër kandidatin për deputet të Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lutfi dervishi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 lutfi dervishi yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll