Politike

Rama si “seksolog”, kryeministri këshilla djemve në Burrel: Çunat ikin në Tiranë për të parë pjeshkat a janë bërë

14 Prill 2021, 11:06 Nga DOSJA
Rama si “seksolog”, kryeministri këshilla djemve në

BURREL- Kryeministri Edi Rama zgjodhi të rinjtë e Burrelit për të bërë një batutë në lidhje me jetën personale të tyre por edhe shfrytëzimin e infrastrukturës për të gjetur të dashur. Rama tha se rruga e Arbërit lidh Tiranën me Burrelin edhe që djemtë të shohin sesa shpejt bëhen pjeshkat, referuar me batutë vajzave.

Për më shumë ndiqni një pjesë nga fjala e kryeministrit, i cili përveçse redaktor dhe analist, tashmë është në rolin e seksologut, si mister iksi dikur në gazetën Paloma.


Edi Rama: Cfarë iu erdhi pas ishte e tmerrshme për ta dhe Shqpërinë. Me jep 1 të jap 2. Në fund morën dy gishta në dy sytë, u qërruan të tërë dhe iu dësh një dekadë që Shqipëria të merrte veten. Nuk është e mundur që tani ne të biem pre e këtyre ofertave. Noc Rrokun do ju japin, po atë ku ta gjesh se të bën të qeshësh. Ju këtu në Mat e keni shumë të thjeshtë. Nëse më merrni përdore dhe më tregoni një shkollë dhe një cerdhe një fushë futbolli që jua bënë dhe që është akoma aty do mendoj dhe do ju them keni të drejtë. Po nuk ka. Ndërkohë nuk ka nevojë të ma tregoni se sa shkolla, kopshte, cerdhe, rrugë, kanale vaditëse janë vënë në punë që kur qeveria jonë janë bërë bashkë. Dhe mos harroni rruga e Arbrit nuk ju lidh shpejt me Tiranën për dasëm, për të shkuar me cunat e për të parë a janë bërë a s’janë bërë pjeshkat. Dhe për këtë është dhe për këtë. Është një rrugë që të gjithë ata që vijnë ta marrin dhe të kalojnë këtej qoftë për një ditë të vetme.

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll