Politike

Rama mban leksione para të rinjve për politikën: Pa të gratë nuk do kishin të drejta të barabarta me burrat, nuk do ishin

14 Prill 2021, 10:28 Nga DOSJA
Rama mban leksione para të rinjve për politikën: Pa të

BURREL– Kryeministri Edi Rama teksa ishte i pranishëm ditën e sotme në Burrel mbajti disa minuta leksion për politikën. Ai u shpreh se pa të gratë nuk do të kishin të drejta të barabarta me burrat, se nuk do të ishte krijuar SHBA e as BE.

Rama tha se politika është shumë e rëndësishme e se të gjithë ndikohen nga ajo pavarësisht pëlqimeve.


E kuptoj nervozizmin e Gonit, donte një takim më të madh, jashtë. Por janë numrat në votime që tregojnë mbështetjen. Ne duhet të jemi të bashkuar, sic kemi qënë në ditën e parë, për t’ja dalë deri në fund. Ku cdo ditë po fitojmë terren e ku më shpejt se shumë të tjerë po e shohim dritën në fund të tunelit. Është e rëndësishme se vaksinimi masiv të ketë rezultat.Ne jemi mësuar që ta trajtojmë politikën si një të keqe, të kemi parasysh politikanët. Politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë bashkë dhe kanë ndërtuar një komunitet për të bërë gjëra që nuk i bëjnë dot. Pa politikën kurrë gratë nënat nuk do kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta me burrat, nuk do kishte lindur sistemi i mbështetjes sociale, nuk do ishin krijuar as SHBA, as BE. Politika është shumë e rëndësishme, e të thuash që nuk merrem me të bën një gabim të madh, se do ti s’do ti politika merret me ty. Se ti dhe familja jote ndikoheni nga politika. Pa politikën, Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin masiv.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll