Politike

Rama në Burrel e Dibër/ Takohet me të rinjtë e PS-së, ‘leksionet’ për politikën! Mburret për Rrugën e Arbërit: Tas

14 Prill 2021, 10:17 Nga DOSJA
Rama në Burrel e Dibër/ Takohet me të rinjtë e PS-së,

DIBËR– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar aktivitete politike me simpatizantët e Partisë Socialiste në Burrel dhe Peshkopi. Gjatë takimeve në Burrel, përballë të rinjve, Rama dha ‘leksione’ në lidhje me politikën, duke e cilësuar si një fushë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Rama tha përballë të rinjve në Burrel se rruga e Arbërit mundëson që udhëtimi drejt Tiranës të bëhet për 40 minuta. Ai tha se tashmë zona mund të quhet si një vend periferik me kryeqytetin. Por nuk munguan as batutat. Ai tha se rruga e Arbërit lidh Tiranën me Burrelin edhe që djemtë të shohin sesa shpejt bëhen pjeshkat, referuar me batutë vajzave.

Më pas në Peshkopi, Rama kërkoi mandatin e tretë duke e krahasuar qeverinë e tij me Kombëtaren Shqiptare, ndërsa shtoi se nuk duhet që ta humbnin “ndeshjen” në minutat e fundit. Nga Peshkopia, kreu i qeverisë ka shpalosur programin e tij dhe ka nënvizuar se tashmë me Rrugën e Arbrit do ndihmojë banorët e zonës në shumë fusha. Ndërsa nuk i kurseu kritikat kur një prej të pranishmëve i dërgoi lule me ndihmën e një të mituri.

Sot, ndryshe nga të gjithë herët e tjera, Rama ka humbur kontrollin e turmës duke thyer rregullat anti-COVID, por numri një i maxhorancës u justifikua me faktin se nuk i kontrollonte dot qytetarët që donin ta shihnin e dëgjonin nga afër.

(k.m/a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne burrel zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll