Aktualitet

Përndiqte një të mitur 17-vjeçare, bie në pranga 34-vjeçari në Patos

14 Prill 2021, 08:39 Nga DOSJA
Përndiqte një të mitur 17-vjeçare, bie në pranga

FIER -Një 34 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi përndiqte një 17-vjeçare.

Policia njofton se 34-vjeçar N.K., e ka përndjekur të miturën ditën e djeshme. Po ashtu,  është arrestuar një 20-vjeçar që ka shkelur vendimin e gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin G. Q., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, duke shkuar te shtëpia e gjyshërve të tij, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(kle.mu./dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34 vjecari fier arrestohet 34 vjecari fier

Sondazh

Poll