Politike

Takimi me familjen socialiste, kryefamiljari: Jemi të zhgënjyer! Basha: Ne vijmë me plane jo me premtime boshe

14 Prill 2021, 07:49 Nga DOSJA
Takimi me familjen socialiste, kryefamiljari: Jemi të zhgënjyer!

DURRËS-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm ditën e sotme në një familje durrsake, të cilët janë shprehur se kanë kontribuar për Partinë Socialiste, janë anëtarë të saj, por se janë të zhgënjyer.

Basha u shpreh para tyre se zotimet janë pjesë e një plani për të cilin është punuar për dy vite, teksa në dorë e kanë qytetarët ndryshimin.


“Ky erdhi me premtim për legalizime falas, kjo historia jote është ndër mijëra histori në Durrës dhe në gjithë Shqipërinë. Njësoj si me premtimet nuk e mbajti dhe për legalizimet. Më 25 prill është dita juaj. Ne kemi ardhur me plan pune jo premtime boshe.
Duke votuar për ndryshimin më 25 prill i ke shërbyer familjes tënde, i ke shërbyer Shqipërisë. Zotimet janë pjesë e një plani, nuk janë bërë dy muaj para fushate. Kemi dy muaj që punojmë për çështjen e pronave, legalizimet për t’i dhënë zgjidhje kësaj plage. Ne kemi në dorë të bëjmë e zbatojmë planin, ju e keni në dorë ndryshimin me votë. Do të takohemi prapë dhe pas 4 vitesh nëse këto premtime nuk janë realitet, nuk vij ta kërkoj më votën”, deklaroi Basha.

BISEDA:

Rustem Vata: Mirë se erdhe! Je i nderuar i respektuar, do fitojmë!
Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra bashkë me ju
Rustem Vata: Kam tre fëmijë.
Lulzim Basha: Ti keni me jetë!
Rustem Vata: I kemi në Itali sepse…
Lulzim Basha: I keni emigrantë?
Rustem Vata: Z. Basha me thënë të drejtën, kam vite që kam qënë në PS por me kontribut…
Lulzim Basha: Anëtarë apo votues?
Rustem Vata: Jo, jo votues dhe anëtar. Jam me teser dhe që atëhere kam kontribuar dhe kam bërë një punë mjaft të madhe. Me shpresa doli Edi Rama duke thënë që..
Lulzim Basha: Legalizimet falas…
Rustem Vata: Gënjejnë njerëzit me një fjalë.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll