Politike

“Si më pyeti Obama për vajzat”/ Bamir Topi tregon PRAPASKENAT: Ai më ka pyetur me hollësi

13 Prill 2021, 21:01 Nga DOSJA
“Si më pyeti Obama për vajzat”/ Bamir Topi tregon

TIRANË– Ish-presidenti Bamir Topi ka rrëfyer takimin e tij me homologun amerikan Barack Obama.

Në një intervistë në “Log”, Topi u shpreh se në vitin 2010 Obama kishte gjetur kohë që të informohej dhe ta pyeste për vajzat.

“Një një takim në 2010, kur unë isha President, të vendeve të Evropës Qëndore dhe Lindore erdhi dhe presidenti Obama. Ngjarjet ishin të tilla që do të organizohej një darkë punë. Ku do të shkëmbeheshin mendime për situatën. Para se të futeshim në takim. Pasi jam përshëndetur, ai më ka pyetur me hollësi, për vajzat, ç’thonë vajzat, ku është e para ku është e dyta” Ç’thotë familja? Presidenti i SHBA-ve, që ka preokupime të politikës ndërkombëtare shumë të mëdha, gjen kohë të informohet dhe bisedën e parë e bën për familjen. Nuk mund të vihet në dyshim që njerëzit që takohen të mos e bëjmë bisedën e parë për familjen,”-tha Topi.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike bamir topi bamir topi

Sondazh

Poll