Politike

Rama ironizon opozitën: Janë si kukulla ruse, hap Bashën të del Saliu! Si i cohet dhuratë shqiptarëve kjo pako e madhe me

14 Prill 2021, 06:03 Nga DOSJA
Rama ironizon opozitën: Janë si kukulla ruse, hap Bashën të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Përballë’ me Lutfi Dervishin aty ku nuk qëndroi pa komentuar dhe kundërshtarët e tij politik. Ai i krahasoi me kukullat ruse e tha se pakoja me matrioshka nuk duhet çuar në familjet shqiptare.

DEKLARATA:

Të votosh për Bashën do të thotë të marrësh një paketë, që unë nuk e di si mund t’ja bëjnë dhuratë shqiptarët fëmijëve të tyre. Tamam kur ne po dalim nga tuneli i pandemisë, kur duhet një forcë që punon, ti të marrësh dhe ti cosh fëmijëve dhuratë një paketë. Ku brenda janë si kukllat ruse, hap njërin të del tjetri, hap Lulzim Bashën të del Saliu, hap Saliun të del Ilir Meta, hap Metën të del Fatmir Mediu, hap Fatmir Mediun të del matrioshka e Agron Dukës. Hap Agron Dukën të del Shpëtim Idrizi, më pas të del Vangjel Ta.. më fal lapsus, Dule, hap atë të del Nark Ndoka e në fund të del matrioshka Mesila. Më fal si i cohet dhuratë kjo pako e madhe me matrioshka?

(A.B)/Dosja.al  

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll