Politike

Rama: Kjo është arsyeja pse nuk dal në debat me Lulzim Bashën. Me Berishën? S’përballem me botën tjetër

13 Prill 2021, 20:56 Nga DOSJA
Rama: Kjo është arsyeja pse nuk dal në debat me Lulzim

TIRANË– Kryeministri Edi Rama për herë të parë ka treguar arsyen se përse nuk pranon një debat publik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Përballë” ne RTSH, Rama theksoi se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare, ndërsa shtoi se nuk dëshironte që ta sillte ai risinë duke e akuzuar Bashën edhe për aktor. Ndërsa krejt të kundërtën tha për paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berisha, por as më të nuk pranoi përballje.

PJESË NGA EMISIONI:

Pse nuk pranoni një debat me Lulzim Bashën?

Rama: S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.

Po pse të mos e nisni ju?

Rama: Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion. Është fare e thjeshtë.

LSI është Ilir Meta, PD është Sali Berisha?

Rama: Po patjetër!

Po PS?

Rama: PS është një skuadër që unë kam nderin e madh ta drejtoj. Kur Saliu thotë se Rama ka akuzuar gruan, kurse mua me flisni për stigmat e mia. Basha nuk është i aftë që të bëjë lojra retorike. Ëshët i aftë të thotë gjithçka dhe të mos mbajë përgjegjesi. Sali Berisha kishte karakter.

Duket se iu ka marrë malli për një përballje me të?

Rama: Jo! Nuk përballem me botën tjetër.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll