Përplasja me armë në Mamurras, Policia jep INFORMACIONIN paraprak: Dy policët u plagosën nga kolegu, disa persona u konflik
13 Prill 2021, 14:52Nga DOSJA
KURBIN– Policia e Kurbinit ka dhënë informacionin paraprak lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditën e sotme në Mamurras. Sipas informacioneve zyrtare, pretendohet se ka qenë një nga punonjësit e Policisë, ai që ka nxjerrë i pari armën e shërbimit. Dhe më pas për pasojë ka plagosur dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, ndërkohë që i plagosur mbeti edhe Nikoll Vorfi. Ky i fundit për Policinë, ishte një prej personave të përfshirë në përplasje. Megjithatë Policia pretendon se në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme të Ankesave po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe po marrin dëshmi nga të gjithë personat që kanë parë çdo ndodhur.
NJOFTIMI PARAPRAK:
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet. Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje. Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.
TIRANË– Dosja.al ju sjell pamje nga spitali i Traumës aty ku marrin ndihën e nevojshme mjekësore dy efektivët e policisë Ilir Zeka dhe Flamur Lleja t...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar heroin Arjan Sala (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Në një ceremoni të mbajtur në hollin e...
MAMURRAS– Forcat RENEA kanë zbarkuar në Mamurras, aty ku u plagosën dy efektivë policia, Ilir Zeka, Flamur Lleja si dhe një qytetar i identifikuar is Niko...
MAMURRAS– Detaje të reja janë mësuar nga përplasja me armë zjarri në Mamurras pasditen e sotme. Burime për Dosja.al bëjnë me dije bashkë me të dyshuar kryesor p...
Nga fillimi i pandemisë, në rang vendi janë të zyrtarizuar gati 129 mijë të infektuar. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti kjo shifër është shumë me e lartë. Po...
MAMURRAS– Detaje të reja nga përplasja me armë në Mamurras, shoqërohen në Komisariatin e Policisë 7 persona, disa prej tyre anëtarë të fisit të ish-deputetit të...
MAMURRAS– Dosja.al ka zbardhur bisedën e zhvilluar mes efektivëve të policisë së Mamurrasit, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja dhe ‘problematikëve të zonës’ që s...
MAMURRAS– Plumbat që ‘fluturuan’ në Mamurras dhe lanë dy efektivë policie të plagosur bashkëm e një qytetar, kanë kapur dhe një mjet që ka qenë i parkuar në rru...
TIRANË– Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i është përgjigjur gazetares së Top Channel Anila Hoxha në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të qytet...