Bota

“Kemi nevojë për masa”/ Ukraina kërkon ndihmë nga NATO dhe SHBA për tu përballur me Rusinë: Kremlini po minon aftësi

13 Prill 2021, 11:02 Nga DOSJA
“Kemi nevojë për masa”/ Ukraina kërkon ndihmë

UKRAINË- Ministri i jashtën ukrainas, Dmytro Kuleba ka kërkuar mbështetjen e NATO-së dhe Perëndimit për të përballuar Rusinë. Reuters shkruan se Kuleba ka thënë se vendosja e sanksioneve kundër Rusisë nga SHBA si dhe ndihmesa me trupa ushtarake në Ukrainë do të jenë shumë të domosdoshme.

“Në nivelin operativ, ne kemi nevojë për masa që do të pengojnë Rusinë dhe që do të përmbajnë synimet e saj agresive. Kjo mund të jetë … një raund i ri sanksionesh që do të ulnin agresionin rus. Kjo mund të jetë mbështetje e drejtpërdrejtë që synon forcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës. Sepse ne e dimë që Rusia nuk kursen asnjë përpjekje për të parandaluar vendet e treta të bashkëpunojnë me Ukrainën në sektorin e mbrojtjes. Rusia po punon shumë për të minuar aftësitë tona mbrojtëse,” tha ai.

Rusia dhe Ukraina janë në një konflikt, për shkak se 4 ushtarë ukrainas humbën jetën në 26 mars pas bombardimeve nga separatistët rus. Që nga 26 marsi mes dy vendeve ka pasur incidente të vogla gjatë gjithë kohës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota dmytro kuleba rusi-ukraine dmytro kuleba rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2021, 08:57

BRITANI– Pasi qëndruan katër muaj në karantinë, të rinjtë anglezë e kanë shijuar mbrëmjen e djeshme nëpër pube e festa, kryesisht në Londër.Me birra, shampanjë ...