“Do të jetë më mirë për ta nëse qëndrojnë larg Krimesë”/ Rusia paralajmëron SHBA-në: Kalimi i anijeve amrikane af
13 Prill 2021, 09:44Nga DOSJA
RUSI- Rusia ka paralajmëruar SHBA-në ditën e sotme, duke i kërkuar që të qëndrojnë larg brigjeve të Krimes. Reuters shkruan se Rusia vendosjen e anijeve luftarake të SHBA-së në Detin e Zi e ka quajtur provokim dhe se do të merren masa, nëse kjo gjë vazhdon. Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov paralajmëroi anijet luftarake të SHBA-së në Detin e Zi për të mbajtur distancën e tyre, duke thënë se rreziku i incidenteve të paspecifikuara ishte shumë i lartë.
“Nuk ka absolutisht asgjë që anijet amerikane të bëjnë pranë brigjeve tona, ky është thjesht një veprim provokues. Provokuese në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës: ata janë duke provuar forcën tonë, duke luajtur në nervat tona. Ata nuk do të kenë sukses. Ne paralajmërojmë Shtetet e Bashkuara se do të jetë më mirë për ata të qëndrojnë larg Krimesë dhe bregdetit tonë të Detit të Zi. Do të jetë për të mirën e tyre,” tha Ryabkov.
Pentagoni nuk ka pranuar të diskutojë vendosjen e anijeve, duke thënë vetëm se ushtria amerikane dërgon anije në mënyrë rutinore në rajon.
(I.A/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA- Epidemiologu amerikan Anthony Fauci ka deklaruar se vaksina e AstraZenecës ka një efikasitet të mirë. Reuters shkruan se Fauci në një intervistë ka thënë ...
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar ndalimin e shitjes së gjitarëve të gjallë në tregje. The Guardian shkuan se kjo kërkesë e OBSH-së ka ardhur ...
Bota13 Prill 2021, 08:57
BRITANI– Pasi qëndruan katër muaj në karantinë, të rinjtë anglezë e kanë shijuar mbrëmjen e djeshme nëpër pube e festa, kryesisht në Londër.Me birra, shampanjë ...
KOSOVË- Këshilltari politik i Albin Kurtit, Arbër Zaimi është përplasur në distancë me median shqiptare “Gazeta Tema’, për shkak të një artikulli që kjo e ...
ANKARA– Presidenti turk Tajip Erdogan ka deklaruar se Turqia dhe Libia janë angazhuar në një marrëveshje detare për Mesdheun lindor, pasi u takuan me Kryeminist...
RUSI– Që prej muajit mars, ka pasur shumë paralajmërime nga Ukraina dhe qeveritë perëndimore se Rusia po mbledh trupa në Krime të aneksuara rreth zonës li...
BRITANI– Të premten një numër rekord britanikësh fikën televizorët, dukshëm të irrituar me mbulimin e gjerë mediatik të vdekjes së Princit Philip, bashkës...
NEW YORK– Ditën e sotme mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, ku do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithsh...
Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shënde...