Bota

Arbër Zaimi përplaset me median shqiptare, gazeta i nxjerr foton nga kazinoja, këshilltari i Kurtit mohon lajmin: S’kam qen

13 Prill 2021, 08:44 Nga DOSJA
Arbër Zaimi përplaset me median shqiptare, gazeta i nxjerr foton nga

KOSOVË- Këshilltari politik i Albin Kurtit, Arbër Zaimi është përplasur në distancë me median shqiptare “Gazeta Tema’, për shkak të një artikulli që kjo e fundit ka bërë mbi të. Tema ka publikuar një foto nga Regency Casino ku shihet një personi i ngjashëm me Zaimin, i cili ndodhej në ambientet e kazinos. Sipas gazetës, këshilltari i Kurtit nuk ka probleme për para dhe po provon fatin për 25 prillin.

Shkrimi i plotë i Gazetës Tema:

Këshilltari kryesor politik i Albin Kurtit, Arbër Zaimi, i cili këtë fundjavë si shumica e partisë zbarkuan në Shqipëri për fushatë elektorale, duket se ka zgjedhur ta kaloj më qetë natën pas orës policore në Tiranë. Duke qenë si këshilltar i kandidatit të “Vetvendosjes” në Tiranë, ai duket se ka kaluar një ditë të lodhshme dhe në mbrëmje është parë në mjediset e “Regency Casino” në qendër të Tiranës. Shoku i tij Bojken Abazi ka bërë publik numurin e llogarisë për ndihma financiare, por me sa duket mentori kryesor i fushatës së tij nuk ka shumë probleme për lek. Ndoshta po provon fatin për 25 Prillin.

Pas këtij lajmi, ka reaguar vetë Zaimi ku e ka mohuar këtë dhe ka thënë se nuk ka ardhur farë në Tiranë prej disa javësh. Zaimi është shprehur se nuk ka qënë në asnjë vend të lojërave të fatit. “Jo nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk kam ardhur këtu (Tiranë) në ndonjë fundjavë, jam këtu prej 6 javësh, dhe në asnjë mbrëmje, ditë nuk kam qenë në asnjë vend të lojërave të fatit”, ka thënë Zaimi për Insajderin.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti arber zaimi regency casino albin kurti arber zaimi regency casino

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2021, 05:24

SHBA-Një person ka mbetur i vdekur në një shkollë të mesme në Noksvill të shtetit Tenesi pas një incidenti me armë zjarri që la të pagosur edhe një polic, kur f...