Bota

Punoi orë shtesë për çlirimin e Ever Given nga kanali i Suezit, 28-vjeçari ende nuk ka marrë pagesën: Është absolutisht

13 Prill 2021, 08:25 Nga DOSJA
Punoi orë shtesë për çlirimin e Ever Given nga kanali i

EGJIPT- Abdullah Abdul-Gawad është 28-vjeçari që bëri të mundur zhbllokimin e anijes Ever Given nga kanali i Suezit. Stuff shkruan se 28-vjeçari për të bërë të mundur lëvizjen e lirë të mallrave dhe mjeteve lundruese të tjera ka punuar me eskavator ditë e natë, duke tejkaluar orarin e tij dhe punuar për shumë orë shtesë. Por pas nxjerrjes në rrugë të drejtë të anijes ky njeri ende nuk ka marrë pagesën për punën e bërë. Ai ka thënë se në momentet që po punonin ishte i tmerruar dhe shumë i friksuar pasi anija ishte shumë e madhe dhe nëse ndodhte ndonjë aksident, ai mund të humbte jetën.

“Gjëja është, unë isha i tmerruar që anija mund të renditej shumë larg në njërën anë ose në tjetrën. Sepse nëse bie në anën e saj mbi mua, atëherë është lamtumirë mua, dhe lamtumirë ekskavator. Nëse shihni madhësinë e anijes dhe shihni madhësinë e ekskavatorit, është absolutisht e tmerrshme“, tha ai.

Më 23 Mars, Ever Given po udhëtonte nga Malajzia për në Hollandë përmes Kanalit të Suezit kur u bllokua për shkak të një stuhie rëre. Kanali i Suezit është rruga më e shkurtër midis Evropës dhe Azisë, që lidh Mesdheun me Detin e Kuq dhe aty kalon rreth 12% e tregtisë botërore. Zhbllokimi i kanalit të Suezit u bë i mundur vetëm në 29 mars.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota abdullah abdul-gawad ever given abdullah abdul-gawad ever given

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2021, 05:24

SHBA-Një person ka mbetur i vdekur në një shkollë të mesme në Noksvill të shtetit Tenesi pas një incidenti me armë zjarri që la të pagosur edhe një polic, kur f...