Bota

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë sot, diskutohet për punën e UNMIK-ut në Kosovë

13 Prill 2021, 07:12 Nga DOSJA
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë sot, diskutohet

NEW YORK– Ditën e sotme mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York, ku do të diskutohet Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga shtatori 2020 deri në mars 2021 dhe Kosovën.

Për shkak të kufizimeve nga pandemia, kjo seancë do të mbahet online. Sipas mediave vendase, raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres mbi punën e UNMIK-ut përfshin zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës më 14 shkurt dhe aktakuzës e Prokurorisë Speciale në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së në nëntor të vitit të kaluar si ngjarjet kryesore politike.

Këto ngjarje kanë ngadalësuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora këshilli i sigurimit të kombeve të bashkuara new york unmik këshilli i sigurimit të kombeve të bashkuara new york unmik

Sondazh

Poll

Bota 13 Prill 2021, 05:24

SHBA-Një person ka mbetur i vdekur në një shkollë të mesme në Noksvill të shtetit Tenesi pas një incidenti me armë zjarri që la të pagosur edhe një polic, kur f...